Canadian International School in Kosovo
Shkolla Ndėrkombėtare Kanadeze nė Kosovė

your gateway to worldwide education ™                 ENGLISH             

Faqja Amė   Cka Ofrojmė   Kurset   Vetem ne CIS   Udhėtimet   Kontakt

 
 


Programi Pergatitor per Testin IELTS: Punesim dhe Imigrim ne Kanada

Kanada - Vend i Mundėsive | Programi Federal i Imigrimit per Profesioniste

Programi i Imigrimit per Punetore te Kualifikuar | CIS Kosova Ju Ndihmon | Kursi Pergatitor per IELTS

Apliko per Punesim ne Kanada | Investo ne Realizimin e Endrres Tende | Regjistrohu Tani

 

Kanada – Vendi i Mundėsive

Kanada ėshtė njėri nga vendet mė tė zhvilluara nė botė dhe po ashtu njėri nga vendet me standardin mė tė lartė tė jetesės. Edhepse me territor konsiderohet vendi mė i madh nė botė pas Rusisė, Kanadaja ka njė popullsi me vetėm rreth 33 milion banorė.  Kanadaja ėshtė njė shtet federal qė pėrbėhet nga dhjetė provinca (Alberta, British Columbia, Manitoba, New Brunswick, Newfoundland and Labrador, Nova Scotia, Ontario, Prince Edward Island, Quebec, dhe Saskatchewan), si dhe tri territore (Nunavut, Northwest Territories, Yukon). Kryeqyteti i Kanadasė ėshtė Ottawa, kurse gjuhė zyrtare janė Anglishtja dhe Frengjishtja.  

nga themelimi si shtet i pavarur, Kanadaja ka qenė vend atraktiv pėr imigrantė nga tė gjitha vendet tjera tė botės.  Edhe sot, qindra mijėra imigrantė tė rinjė nga i gjithė rruzulli bėhen pjesė e jetės dhe shoqėrisė kanadeze.  

Duke pasė parasysh zhvillimin e hovshėm ekonomik qė po e pėrcjellė Kanadanė tani e disa dekada me rradhė, ėshtė bėrė prioritet pėr Qeverinė Kanadaze qė tė sjellė sa mė shumė imigrante tė kualifikuar nė profesione tė caktuara pėr tė punuar e jetuar nė Kanada.  

Dyer tė Hapura pėr Imigrim  

Nė Janar 2015, Departamenti i Shtetėsisė dhe Imigracionit tė Kanadasė (CIC) do tė lansojė njė sistem tė ri tė imigrimit tė quajtur “Express Entry” i cili do t’iu mundėsojė qindra mijėra tė interesuarėve nga vendet tjera tė vijnė nė Kanada pėr tė punuar e jetuar. Gjerėsa programi nė fjalė ka pėr qėllim lehtėsimin dhe pėrshpejtimin e procedurave tė imigrimit pėr nė Kanada, ai po ashtu ka vendosur njė sėr kriteresh tė domosdoshme qė secili imigrant potencial duhet t’i pėrmbushė pėr t’u kualifikuar pėr imigrim.  Njė ndėr kėto kritere tė domosdoshme ėshtė edhe njohja e njėrės nga gjuhėt zyrtare tė Kanadasė –anglishtės ose frengjishtės.  

Sistemi i ri i imigrimit, Express Entry, qė fillon nė Janar 2015 ka prekur edhe dy mėnyrat kryesore tė imigrimit nė Kanada: Programin Federal tė Imigrimit pėr Profesionistė (Federal Skilled Workers), si dhe Programin e Imigrimit pėr Punonjės tė Kualifikuar (Zanatlinjė) (Federal Skilled Trades Program).  

Pėr tė dyja kėto programe imigrimi, tė interesuarit pėr imigrim nė Kanada duhet tė kenė rezultate te pranueshme qė verifikojnė njohuritė e tyre nė anglishtė ose frengjishtė. Pėr tė verifikuar njohuritė e gjuhės angleze, tė interesuarit pėr imigrim do t’i nėnshtrohen testit IELTS – General Training ose CELPIP. IELTS ofrohet ndėrkombėtarisht, kurse CELPIP vetėm nė Kanada. Pėr tė verifikuar njohuritė e gjuhės frėnge, tė interesuarit duhet t’i nėnshtrohen testit TEF.  

Kthehu ne fillim

 

Programi Federal i Imigrimit pėr Profesionistė (FSW)  

Tė interesuarit pėr tė imigruar nė Kanada pėrmes kėtij programi, duhet t’i plotėsojnė disa kritere pėr t’u kualifikuar si aplikantė.

Kriteret bazė janė:

-         kandidati duhet tė ketė tė paktėn njė vit pėrvojė pune me pagesė, brenda dhjetė viteve tė fundit, nė njėrin nga profesionet e kategorisė 0, A, B sipas Klasifikimit Nacional tė Profesioneve (NOC), si dhe tė ketė:

o       ketė pėrvoje nė njėrėn nga profesionet e pranuara (shiko listen); ose

o       tė ketė njė ofertė punėsimi nė Kanada; ose

o       tė jetė student nė njė programi doktorature nė Kanada (apo ta ketė pėrfunduar njė tė tillė brenda dymbėdhjetėve muajve tė kaluar).  

Kriteri i gjuhės:

-         kandidati duhet tė ketė njohuri tė anglishtės ose frengjishtės nė nivelin CLB 7, qė ėshtė ekuivalent me kėto rezultate qė kandidati duhet t’i arrijė nė IELTS – General Training (anglishtė)

o       Aftėsi pėr tė folur: 6.0 pikė

o       Aftėsi pėr tė kuptuar: 6.0 pikė

o       Aftėsi pėr tė lexuar: 6.0 pikė

o       Aftėsi pėr tė shkruar:6.0 pikė 

Kriteri i arsimimit:

-         kandidati duhet tė ketė diplomė ose certifikatė akademike kanadeze, ose

-         diplomė ose certificate akademike apo tė arsimimit teknik nga vendi i vet, e cila duhet verifikuar / nostrifikuar nga njė agjensi zyrtare e vlerėsimit tė kredencialeve tė huaja nė Kanada.  

Kritere tjera mbi tė cilat vlerėsohet kandidati janė edhe mosha, mundėsia e adaptimit sa mė tė lehtė nė Kanada, mundėsia e punėsimit nė Kanada, fondet e mjaftueshme pėr t’u vendosur nė Kanada, si dhe e kaluara e pastėr.  

Kandidatėt e kėtij programi imigrimi vlerėsohen me pikė nė gjatė kategori kriteresh. Maksimumi i pikėve ėshtė 100, kurse kandidati qė i arrinė tė paktėn 67 pikė konsiderohet i kualifikuar pėr tė imigruar nė Kanada.  

Pikėt maksimale tė vlerėsimit tė kandidatit sipas kategorive tė kritereve:

-         Aftėsitė nė Anglishtė dhe/apo Frengjishtė: 28 pikė

-         Arsimimi: 25 pikė

-         Pėrvoja: 15 pikė

-         Mosha: 12 pikė

-         Punėsimi i aranzhuar nė Kanada: 10 pikė

-         Adaptimi: 10 pikė 

Shembull:  Njė kandidat me pėrvojė punė 5 vjecare nė njė profesion tė pranuar sipas NOC, me diplomė universiteti, me rezultat tė suksesshėm nė IELTS, nėn moshėn 35 vjecare do tė fitonte 70 pikė, dhe do tė kualifikohej pėr tė aplikuar nė kėtė program imigrimi.  

Kthehu ne fillim

 

Programi i Imigrimit pėr Punonjės tė Kualifikuar (FSTP) 

Ky program ka pėr qėllim sjelljen nė Kanada tė punėtorėve tė kualifikuar nė profesione teknike tė ndryshme (zanate).  

Pėr t’u konsideruar pėr imigrim nė Kanada pėrmes kėtij programi, kandidati duhet qė:

-         planifikojė tė jetojė kudo nė Kanada pėrvec se nė Quebec;

-         ketė tė paktėn dy vite pėrvojė pune me orar tė plotė (brenda pesė viteve tė kaluara) nė njė punė (zanat/mjeshtri) tė pranuar sipas kritereve tė NOC (si psh. muratar, bukėpjekės, kuzhinier, punėtor shtypshkronje, izolues, mjeshtėr pllakash, punėtor hekurudhe, saldues, operator makinerish, teknik ujėshjellsi, elektricist, etj.);

-         tė ketė aftėsi nė Anglishtė ose Frengjishtė tė nivelit CLB 5 nė tė folur dhe tė kuptuar dhe CLB 4 nė tė shkruar dhe lexuar, qė ėshtė ekuivalente me kėto rezultate qė kandidati duhet t’i arrijė nė IELTS – General Training (anglishtė):

o       Aftėsi pėr tė folur: 5.0 pikė

o       Aftėsi pėr tė kuptuar: 5.0 pikė

o       Aftėsi pėr tė lexuar: 3.5 pikė

o       Aftėsi pėr tė shkruar: 4.0 pikė

-         tė ketė ofertė punėsimi tė paktėn pėr njė vit nga njė punėdhėnės nė Kanada, ose

-         tė ketė njė certifikatė apo license pėr punėn (zanatin) e tij e cila njihet dhe barazvlerėsohet nga organet kompetente provinciale tė ndonjė province nė Kanada. 

Shembull: Kandidati ėshtė kuzhinier, nėn moshėn 45 vjecare, ka tė paktėn 5 vite pėrvojė pune nė kuzhinė, ka arritur rezultatet e kėrkuara nė IELTS, si dhe ka njė certifikatė pėr kuzhinieri tė marrė nga njė institucion arsimor jashtė Kanadės, por qė ėshtė e barazvlefshme njė njė certifikatė tė ngjashme nė ndonjėrn nga provincat kanadeze. Atėherė, kandidati nė fjalė kualifikohet pėr tė aplikuar pėr imigrim nė Kanada pėrmes kėtij programi.  

Programi i Punėsimit tė Pėrkohshėm tė tė Huajve (TFWP) 

Ky program i  ėshtė dedikuar punėdhėnėsve kanadez qė kanė nevojė urgjente pėr tė punėsuar njerzė nė punė tė ndryshme pėr tė cilat nuk ka ose nuk mund tė gjendet kanadezė tė kualifikuar ose qė kanė vullnetin pėr tė kryer kėto punė.  

Pėr tė punėsuar njė tė huaj nė bazė tė pėrkohėshme (deri nė katėr vite), njė punėdhėnės kanadez sė pari duhet tė kėrkoj njė lloj leje nga autoritetet qeveritare tė quajtur LMIA (Labour Market Impact Assessment). Nėse kjo leje i aprovohet punėdhėnėsit pėr tė sjellė punėtorė tė pėrkohėshėm nė Kanada, atėherė punėdhėnėsi i dėrgon njė kopje tė kėsaj leje si dhe kontratėn e detajuar tė punės kandidatit qė po e sjellė nga jashtė. Me kėto dokumente si dhe pasi tė ketė mbushur formularėt tjerė tė kėrkuar, punėtori aplikon pėr vizė pranė ambasadės pėrkatėse kanadeze. Pasi tė ketė marrė vizėn, punėtori e merre lejen e punės nė portin hyrės nė Kanada nga autoritetet relevante.  

Kthehu ne fillim

 

Si Ju Ndihmon CIS Kosova?  

CIS-Kosova apo Shkolla Ndėrkombėtare Kanadeze nė Kosovė ėshtė institucion qė ofron kurse cilėsore tė mėsimit tė gjuhės angleze sipas kurrikulės kanadeze dhe partneritetit me Kolegjin Kanadez pėr Studime Ndėrkombėtare me seli nė Halifaks, Kanada.  

Qė nga Tetori 2014, CIS do t’ju sjellė edhe njė program special, tė pėrpiluar enkas, pėr tė gjithė tė interesuarit pėr imigrim nė Kanada qė tė mėsojnė anglishtėn ekskluzivisht pėr tė arritur rezultatin e kėrkuar nė testin IELTS. Sic u cekė mė lartė, imigrimi nė Kanada ėshtė i mundur pėrmes dy programeve kryesore tė imigrimit tė implementuara nga Qeveria Kanadeze – Programit tė Imigrimit pėr Profesionistė dhe atij pėr Punėtorė tė Kualifikuar. Sidoqoftė, pėr tė dyja kėto programe, njė nga kriteret bazė ėshtė edhe njohja e anglishtės, qė vėrtetohet pėrmes rezultatit tė testit IELTS.  

Andaj, nėse ju i plotėsoni kriteret tjera pėr imigrim nė Kanada, por problem e keni arritjen e rezultatit tė kėrkuar nė IELTS, atėherė ne ju ofrojmė ndihmesė nė kėtė drejtim.  

Kthehu ne fillim

 

Kursi Pėrgatitor pėr IELTS  

Tani vetėm nė CIS ju mund tė gjeni njė program pėrgatitor pėr IELTS tė pėrpiluar enkas pėr nevojat tuaja. Kursi Pėrgatitor pėr IELTS ėshtė hartuar nga ekspertė kanadez tė mėsimdhėnjes sė anglishtės dhe e gjithė literature ėshtė sjellė enkas nga Kanadaja.  

Pėr tė siguruar cilėsi tė pakontestueshme, CIS ka angazhuar mėsimdhėnės me pėrvojė dhe pėrgatitje tė duhur akademike pėr tė mbajtur Kursin Pėrgatitor pėr IELTS (psh. profesor qė janė duke doktoruar nė anglishte dhe qė kanė pėrvojė pune nė institucione arsimore e ndėrkombėtare mbi dhjetėvejecare).  

Ky kurs ofrohet nė tri nivele, tė gjitha intensive:

-         Bazik: 10 orė nė javė, 8 muaj

o       Pėr kandidatėt qė kanė fare pak ose aspak njohuri nė anglishte.

-         Mesatar: 10 orė nė javė, 4 muaj

o       Pėr kandidatėt qė kanė njohuri bazike apo mesatare nė anglishte.

-         Avancuar: 6 orė nė javė, 2 muaj

o       Pėr kandidatėt qė kanė njohuri shumė tė mira nė anglishte. 

Secili kandidat i nėnshtrohet njė testi vlerėsuar pėr tė caktuar nivelin e duhur tė Kursit Pėrgatitor pėr IELTS.  

Tė gjithė kandidatėt duhet ta kenė parasysh se suksesi nė testin IELTS varet nga ata dhe pėrkushtimi i tyre gjatė kursit. Ky kurs nuk ėshtė pėrpiluar pėr mėsim tė rregulltė tė anglishtės, por enkas pėr tė arritur sukses nė IELTS. Andaj, ata qė regjistrohen nė kėtė program special duhet tė jetė totalisht tė pėrkushtuar pėr vijueshmėri tė rregulltė, dhe pėrgatitje sistematike gjatė gjithė kohės. Fundja, suskesi ne testin IELTS ėshtė njė nga celėsit kryesor qė do t’ju mundėsojė juve dhe familjes suaj njė jetė mė tė mirė nė njė vend tė mrekullueshėm sic ėshtė Kanadaja.  

Kthehu ne fillim

 

Apliko pėr Punėsim nė Kanada 

Pėrvec Kursit Pėrgatitor pėr IELTS, CIS ėshtė angazhuar qė tė krijojė bashkėpunim edhe me njė agjensi punėsimi nė Kanada, permes sė cilės kandidatėt tanė mund tė regjistrohet pėr t’u bėrė pjesė e tregut tė punės atje. People for Canada, Inc. ėshtė agjensi punėsimi kanadeze e cila do t’i merrė me prioritet profilet e kandidatėve tė CIS-it pėr t’i ofruar ata sa mė afėr punėdhėnėsve kanadez qė kanė nevojė pėr punėtorė tė profileve tė tilla.  

Regjistrimi nė databazėn e punonjėsve tė huaj nė People for Canada, Inc. (PFC) ėshtė shėrbim qė ofrohet falas.  Pėrfitimi eventual i njė oferte punėsimi pėr kandidatin do tė ishte njė plus shumė i madh pėr imigrim nė Kanada! Andaj, shfrytezojeni kėtė mundėsi dhe aplikoni nė PFC ashtu qė profili juaj tė bėhet pjesė e tregut tė punės nė Kanada. Kėtė mund ta bėni permes webfaqes sė PFC apo shkakroni Aplikacionin e PFC-sė kėtu, kompletojeni atė me shėnimet tuaja, ruajeni sipas udhėzimeve nė formular, dhe tė kompletuar dėrgojeni nė applications@peopleforcanada.ca 

Kthehu ne fillim

 

Investo nė Realizimin e Ėndrrės Tende

Ju jeni njė profesionist apo mjeshtėr i mirė, dhe e shihni se mund tė kualifikoheni pėr tė aplikuar pėr imigrim nė Kanada pėrmes Programit tė Imigrimit pėr Profesionistė, apo atij pėr Punėtorė tė Kualifikuar. Dhe, e vetmja pengesė ėshtė anglishtja. Atėherė, nėse ėshtė ėndėrr e juaja tė jetoni e tė punoni nė njė shtet si Kanadaja ju sė bashku me familjen tuaj, ju duhet t’i pėrvilni mangėt dhe t’i pėrvisheni punės pėr pėrgatitje pėr IELTS pėrmes Kursit tonė pėrgatitor.  

CIS ka zgjedhur njė model paketė pėr ofrimin e Kursit Pėrgatitor pėr IELTS dhe shėrbimeve tjera.

-         Programi i Nivelit Bazik i Kursit Pėrgatitor pėr IELTS (duke pėrfshirė literaturėn dhe materialet tjera tė nevojshme) ofrohet pėr vetėm 880.00 EUR total.

-         Programi i Nivelit Mesatar i Kursit Pėrgatitor pėr IELTS (duke pėrfshirė literaturėn dhe materialet tjera tė nevojshme) ofrohet pėr vetėm 440.00 EUR total.

-         Programi i Nivelit tė Avancuar i Kursit Pėrgatitor pėr IELTS (duke pėrfshirė literaturėn dhe materialet tjera tė nevojshme) ofrohet pėr vetėm 200.00 EUR total. 

Kosto e regjistrimit pėr t’iu nėnshtruar testit IELTS si dhe datat dhe vendet ku testi mbahet, janė ekskluzivitet i organizatės qė e menaxhon kėtė test. 

Pėr tė gjithė kandidatėt qė pėrfundojnė programin e caktuar tė Kursit Pėrgatitor pėr IELTS dhe me sukses arrijnė rezultatet e duhura nė testin IELTS ashtu qė tė aplikojnė pėr imigrim nė Kanada, CIS ofron edhe shėrbimin e plotėsimit tė formularėve pėr imigrim, si dhe pėrkthimin zyrtar tė tė gjitha dokumenteve tė duhura nė anglishtė, pėr njė kosto prej 100.00 EUR pėr aplikantin kryesor (dhe 35.00 EUR per cdo anėtar tjetėr tė familjes).  

Kthehu ne fillim

 

Apliko pėr Regjistrim Tani 

CIS, nė cdo rrethanė, prioritet e ka cilėsinė e pakompromis tė mėsimdhėnies. Kjo vlerė vlenė edhe pėr Kursin Pėrgatitor pėr IELTS. Andaj, tė gjithė tė interesuarit qė e kanė vullnetin dhe pėrkushtimin e duhur pėr t’u nisur nė rrugėn drejtė jetės dhe punėsimit nė Kanada, duhet tė apikojnė pėr t’u regjistruar sa mė parė.  

Ne planifikojmė qė tė startojmė me grupet e para tė kėtij kursi deri kah fundi i Tetorit 2014. Vendet janė tė limituara, pasi qė asnjė grup nuk do tė lejohet tė ketė mė shumė se 12 apo maksimum 15 kandidatė.  

CIS planifikon tė mbajė kėtė kurs nėpėr tė gjitha qendrat kryesore tė Kosovės.  

Pėr tė aplikuar pėr regjistrim nė Kursin Pėrgatitor pėr IELTS, ju lutem plotėsojeni formularin e mėposhtėm.   

Pėr mė shumė info, mos hezitoni tė na kontaktoni nė testprep@ciskosovo.com apo nė 045 820 465 apo 044 132 879.

Emri dhe Mbiemri:

Vendbanimi (Qyteti/Komuna):

E-Mail Adresa:

Nr. Tel:

Niveli Juaj i Anglishtes:

Profesioni:

Mosha:

Ku Preferoni ta Ndiqni Kursin?

Komente Shtese:

Kthehu ne fillim


Verejtje:
Te gjitha informatat e paraqitura ne kete faqe qe kane te bejne me programet e imigrimit ne Kanada jane marre direkt nga webfaqja zyrtare e Departamentit per Shtetesi dhe Imigrim te Kanadase (CIC). Te gjithe te interesuarit mund te shqyrtojne vet keto mundesi drejtperdrejte ne faqen e CIC, duke klikuar ketu!

 

 
 

Copyright © 2014 by Canadian International School in Kosovo. All rights reserved.